Udhëzime për hartimin e punimit shkencor... –nga Anton Gojçaj
UDHËZIME PËR HARTIMIN E PUNIMIT SHKENCOR- DHE DIÇKA MË SHUMË
(GJOVALIN SHKURTAJ, Si të
shkruajmë shqip, Baza të shkrimit akademik, Botimet Morava, Tiranë, 2013)
Nga ANTON GOJÇAJ
Gjovalin Shkurtaj
përfaqëson një penë të stërvitur në shkrime të natyrës shkencore-teorike. Ai ka
një karrierë të gjatë dhe të pasur si pedagog universitar, rrjedhimisht edhe
eksperiencën e nevojshme si mentor i kandidatëve për grada shkencore, apo si anëtar
i komisioneve të doktoraturës. Ai është autor i librave shkencorë në disa
disiplina albanologjike: në dialektologji, sociolinguistikë, etnolinguistikë,
onomastikë, kulturë të gjuhës. Ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe konferenca
shkencore në Shqipëri dhe jashtë dhe ka publikuar qindra artikuj studimorë në
revista të ndryshme shkencore. Përveç në Shqipëri, ka ligjëruar, si profesor i
ftuar, në universitetet e Romës, Bolonjës, Palermos, Kozencës, Selanikut etj.
Libri “Si të shkruajmë shqip, Baza të shkrimit akademik” bën pjesë në
literaturën (ndihmëse, udhëzuese) për zotërimin e të shkruarit akademik mbi
parime të qarta metodologjike, që vitet e fundit vjen vazhdimisht duke u
pasuruar edhe te ne, qoftë përmes përkthimeve, qoftë nga vepra të autorëve shqiptarë.
Teksti përçon mesazhin se hartimi i punimit shkencor, siç kërkon njohjen e mirë
të problematikës që trajton, parasupozon edhe stilin e lartë të teknikës së
hartimit të punimit shkencor. Të shkruarit akademik është mjeshtri ose “zanat”
i cili përveç kërkesave të përgjithshme ka edhe kërkesa specifike por – mund të
mësohet. Në libër përshkruhen të gjitha etapat e shkrimit shkencor, që nga
zgjedhja e temës, kërkimi dhe gjetja e dokumenteve (burimeve) dhe i literaturës
dytësore, si punohen skedat dhe çfarë janë skedarët, e në mënyrë të veçantë
hidhet dritë mbi vetë procesin e hartimit dhe redaktimin e punimit shkencor.
Teksti mund të kuptohet si doracak i të shkruarit akademik, por edhe më shumë
se kaq. Autori ofron informacion mbi mënyrën e hartimit të punimit shkencor,
tezës së doktoraturës ose monografisë, që nga ideimi i projektit e deri te
realizimi. Përshkruhen edhe elemente të procedures akademike, për shembull për
mbrojtjen e doktoraturës, për dorëzimin e punimit të strukturuar sipas
metodologjisë përkatëse, për recensionet e komisionit dhe të oponencës, që nuk
është e thënë të jenë krejtësisht të njëjta me ato që jepen këtu, në të gjitha
vendet dhe kohët. Në disa krerë apo kapituj autori largohet nga tema e ngushtë
dhe bën disa sqarime lidhur me nevojën e njohjes dhe të respektimit të normave
drejtshkrimore, që në nivele akademike, logjikisht, do të duhej të ishin “të
tepërta” (të vetëkuptueshme), por që, pa dyshim, si pedagog universitar me
eksperiencë, e ka parë me rrugë t’i trajtojë edhe në këtë tekst. Format e
komunikimit profesional si: letra, kartëvizita, kartolina, pusulla, telegramet,
kumtesa për shtyp, procesverbali, Curriculum vitae, madje edhe nekrologu etj,
në shikim të parë nuk shkojnë medoemos me epitetin akademik, por është e
rëndësishme që një punëtor akademik të njohë standardet formale edhe të tyre.
Autori jep këshilla dhe modele të dobishme për secilin prej tyre. Janë këshilla
të vockla por të rëndësishme për akademikët e ardhshëm, që do t’ua bëjnë më të
lehtë kryerjen e detyrave në pajtim me etiketën që kërkojnë gradat shkencore
akademike. Vlerat e librit i shton fjalësi i fjalëve të huaja, të cilat mund të
zëvendësohen nga fjalë të përshtatshme shqipe, që është dhënë si aneks në fund.
Shkurtaj është pastrues i vyeshëm i fjalëve të huaja të panevojshme. Këtë tekst
është mirë ta lexojë çdo autor me ambicie shkencore dhe akademike. Fakti që ky
është botimi i tretë i tij, flet se shumë vetë e kanë kuptuar këtë gjë.
(nga revista MALËSIA Nr.
11 / 2016)
"Passio"-roman-shkrime nga Pjetër Dreshaj dhe Ahmet Selmani
ROMANI “PASSIO” I ANTON GOJÇAJ-t
Një kontribut në fushën e krijimtarisë në gjuhën shqipe në Mal të Zi
1. Mbyllja misterioze
Qenia njerëzore sado që të tërhiqet në botën e vetmisë apo edhe të tjetërsohet për arsye të ndryshme subjektive e objektive, prapëseprapë nuk mund të shkëputet tërësisht nga realiteti përkatës, sepse prapë mbetet diçka e strukur në thellësinë e saj, për t’u aktivizuar në disa rrethana të tjera më të volitshme. Kështu ndodh edhe në romanin me titull “Passio” të autorit Anton Gojçaj, ku personazhi kryesor Jozef Montanaro (ose Zef Gjoni) sheh një ëndërr me babain e tij i cili i thotë prerazi që të kthehet në shtëpi. Pra këtu kemi të bëjmë me një kumt të pastër onirik i cili do të jetë vendimtar për hapat e mëtejmë që do t’i ndërmarrë ai. Megjithëse ky element referencial (Eja n’shpi, fq. 11) me karakter fantazmagorik është vetëm një pikë e dallueshme substanciale brenda romanit, aty ndërlidhen të gjitha ngjarjet kryesore që do të pasojnë më vonë gjatë rrëfimit apo zbulimit gradual. Në këtë rast ëndrra paraqitet si një mjet kauzal dhe shërben si fija e një peri të gjatë e të ngatërruar që patjetër duhet të zgjidhet. Prandaj, është vetë personazhi ai që nga ky moment do ta ndjekë pikërisht urdhrin e ëndrrës së tij për t’u kthyer në vendlindje pas pesëdhjetë vjetësh mërgimi, pa folur asnjë fjalë të vetme lidhur me fatin dhe jetën e tij familjare përplot dramaticitet. Ndonëse në mjedisin e huaj ku jeton dhe vepron, pra në Nju Jork, ka arritur të bëhet një piktor i famshëm dhe të krijojë një mirëqenie materiale nga shitja e pikturave, përsëri nuk mjaftohet vetëm me këtë gjë në jetën e tij. Në të vërtetë, ai nuk kishte jetuar, por vetëm kishte pikturuar. Duke qenë krejtësisht i vetmuar dhe i tjetërsuar, atë shpesh e kishin quajtur edhe Njeriu që Nuk Qeshte Kurrë, me çka duket si një antipod i Njeriut që Qesh të Viktor Hygosë. Me këtë qenie plotësisht të privuar nga komunikimi me njerëzit dhe shoqërinë, ai mësyn drejt vendlindjes me një instinkt thuajse atavist, me tërë barrën e kujtimeve të mbyllura në vetvete të cilat i rëndojnë në kokë dhe patjetër duhet të rrëfehen para dikujt. Prandaj, në këtë mënyrë ai nga Amerika nis të kthehet në vendlindjen e tij në Mal të Zi, në fshatin Arzë ku ka lindur dhe e ka kaluar një fëmijëri shumë të trishtë.
Rrjedhimisht, kështu fillon të dalë nga kjo mbyllje tepër misterioze e cila kap një periudhë të gjatë pesëdhjetëvjeçare, me qëllim që ngadalë të çtjetërsohet e të rikthehet në normalitetin e jetës shoqërore. Dhe si rezultat i kësaj edhe ëndrra e tij fillon të lëvizë në drejtim të një takimi me realitetin, ëndërr kjo e cila do të jetësohet sipas parametrave të ndjeshmërisë së brendshme. Thjesht, këtu qëndron vetëm zanafilla e zbulimit të këtij misteri brenda të cilit fshihet një jetë e tërë përplot përjetime e trauma të rënda. Sipas kësaj mund të shihet se autori bën një kërkim empirik me anë të personazhit të tij, duke na futur nëpër sfera sa ekzistenciale, aq edhe psikologjike, që në fund të krijojë një vizion të qartë për qenien njerëzore e cila është e prirur të mbijetojë qoftë edhe vetëm në saje të instinktit biologjik, për të dëshmuar se ka ekzistuar në një kohë dhe hapësirë të caktuar. Nëpërmjet ndërtimit intertekstual ai krijon një rrëfim të ndërlikuar, në radhë të parë duke ndërfutur aty referenca onirike, e pastaj edhe tekste nga gazetat, nga lajmet televizive, këngë vajtimi, madje edhe disa nga pikturat e Gjelosh Gjokat, të cilat gjithsesi krijojnë një harmoni dhe semantikë më të gjerë perceptuese. Në këtë mënyrë mund të themi se rrafshi i gjerë narrativ i romanit plotësohet me një diskurs shumë dinamik.
1. b) Personazhi parabolik
Duke e analizuar në hollësi romanin “Passio” të A. Gojçajt, medoemos do të shohim se në pikëpamje strukturale aty hasim një personazh parabolik, për arsye se në radhë të parë ai ngjason me Odiseun e Homerit i cili pas shumë peripecive arrin të kthehet në Itakën e tij. Të paktën formalisht, i tillë duket edhe personazhi Jozef Montanaro (Zef Gjoni) i Anton Gojçajt. Në të vërtetë, e kemi të njohur faktin se Odiseun e famshëm e pret gruaja e tij, Penelopa, ndërsa Jozefin (Zefin) e presin e ëma dhe e motra të cilat kanë mbetur fillikat në shtëpinë e tyre. Një ngjashmëri e këtillë mbase na ngjall edhe përfytyrime të ndryshme të cilat përkojnë me realitetin njerëzor. Kjo do të thotë se në rastin konkret kemi të bëjmë me një modifikim ose, fundja, me një koincidencë të rastësishme. Pavarësisht nga kjo trajtë e jashtme që mund të përkapet gjatë leximit, vetvetiu del se edhe poetika e parabolës na shpie në këtë rrafsh krahasues për të përcaktuar ekzistencën e tij brenda kohës dhe hapësirës konkrete, si qenie e cila udhëhiqet nga një lidhshmëri shpirtërore e cila aktivizohet në disa rethana të caktuara jetësore. Krahas kësaj, rrëfimi tejet detektues i fatit të këtij personazhi na nxjerr edhe në një rrafsh tjetër peceptues po ashtu me karakter parabolik, pra vetvetiu duke krijuar një kontekst më të gjerë krahasues të Jozefit (Zefit) si prototip i kësaj vepre. Në të vërtetë, vetë mundimet dhe vuajtjet e shumta të tij përgjatë jetës, duket se ngjajnë me ato të Jezu Krishtit. Prandaj, nëse në rrafshin perspektiv ai ngjan me Obiseun homerik që kthehet në vendlindjen e tij, atëherë në rrafshin retrospektiv mund të themi se ai ngjan me Jezu Krishtin të cilin e shpiejnë drejt Golgotës. Mu për shkak të kësaj romani është titulluar “Passio”, si një fjalë latine e terminologjisë së krishterë e cila nënkupton mundimet dhe vuajtjet e Jezu Krishtit. Si rezultat i kësaj arrijmë të kuptojmë se identifikimi me passionin e Krishtit zbulohet kryekëput nga retrospektiva e personazhit; ai dikur kishte qenë një fëmijë shumë fatkeq, sepse e kishte përjetuar tmerrin e vrasjes së babait mu para syve, pastaj kishte ikur nga kjo llahtari për të mbyllur çdo gjë brenda vetes për pesëdhjetë vjet me radhë. Vendosmëria e çuditshme për ta fshirë këtë pjesë të jetës me anë të harresës totale, është një iluzion i çuditshëm dhe paradoksal i cili përfundon me një shpalosje të kujtesës si një testament onirik dhe atëror. Pra kemi të bëjmë me një dialektikë të domosdoshme e cila merr kuptimin thelbësor vetëm duke u rishfaqur në aspektin psikologjik dhe ekzistencial. Prandaj personazhi i shndëruar në qenie të mbyllur dhe misterioze, bëhet qenie rrëfyese duke nxjerrë gjithçka në dritën e së vërtetës. Pra më mirë se çdokush tjetër, ai bëhet dëshmitar i vetvetes.
1. c) Dhuntia biologjike
Pa dyshim, kthimi i Jozefit në vendlindje është një odisejadë e veçantë, e cila gjithsesi e ka vizionin e vet ekzistencial dhe shoqëror. Takimi me nënën dhe motrën në shtëpinë e tij, pothuajse ngjason si ndonjë rinjohje baladike. Shkëputja e gjatë kohore e hapësinore, mungesa e komunkimit fizik me anëtarët e familjes, nuk e ka zbehur fare instinktin amësor ndaj të birit. Me këtë rast ajo thotë: “E kam dijt’. E kam dijt’ se shënjti i shna Nua ma ka ruajt djalin. E kam dijt’ se djali jem asht gjallë” (fq. 56). Prandaj edhe ky kthim i vonuar shënon një ngadhënjim jetësor për të gjithë ata si anëtarë të familjes së përvuajtur, në radhë të parë si një shlyerje e borxhit moral dhe njerëzor. Pra, nga kjo mund të kuptohet se në një moment pothuajse vetvetiu fillon të funksionojë ndërgjegjja shpirtërore, thjesht ngjallet ajo dhunti biologjike e cila e shpie njeriun drejt shtigjeve përkatëse, për ta identifikuar vetveten dhe për ta vënë në sprova të reja ballafaquese. Megjithëse tani duket se të gjithë janë bërë pleq; as Jozefi (Zefi), as e motra, as e ëma nuk janë martuar, prapëseprapë ritakimi i tyre tepër i vonuar shënon një kthesë fatlume. Të ëmës i plotësohet dëshira e fuqishme instinktive për kthimin e djalit, po ashtu edhe të motrës e cila ka qëndruar e paluhatshme duke e pritur që ai të shfaqet në derën e shtëpisë. Kështu zbulohet se ato kurrë nuk kanë besuar në vetvete, e lëre më të jenë pajtuar se Jozefin (Zefin) nuk e kanë gjallë. Besimi mistik i së ëmës se ai do të kthehet një ditë, është instinkt i fuqishëm amësor, forcë sublime, ndjenjë totemike. Megjithatë, ambicja nuk përfundon thjesht këtu, përkundrazi, ajo hedh një shkëndijë tjetër për jetën e mëtejme, ato dëshirojnë që ai të martohet dhe të krijojë familje, megjithëse ekzistojnë edhe dilema kur e marrin parasysh faktin se gjendet në moshë pleqërie. Qëllimi është që të kenë një trashëgimtar i cili nuk do ta lërë të shuhet shtëpia e asaj familjeje. Dhe kjo ide bëhet realitet kur ai martohet me Maren e cila pastaj lind një djalë. Kështu dhuntia biologjike bëhet realitet i plotë, vizion i arsyeshëm jetësor. Në esencë ky është një happy end, por pastaj edhe e ëma, edhe Jozefi vdesin nga pleqëria. Thjesht, pas vetes ai lë një pasardhës i cili do ta vazhdojë jetën dhe do ta ringjallë familjen e tij.
Në këtë mënyrë autori na fut në sferat shpirtërore të njeriut në raport me rrethanat jetësore, duke luftuar me të gjitha pengesat subjektive dhe objektive dhe duke ngadhënjyer si qenie bilologjike, madje duke i mposhtur edhe përjetimet tragjike të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e tij. Me këtë roman, Anton Gojçaj i shpalos lexuesit një botë të thellë dhe reale, ku mishërimi me personazhin është reazultat i ndërtimit të një prototipi me kuptim ekzistencialist. Si e tillë kjo vepër e Anton Gojçajt i tejkalon kufijtë e ngushtë dhe hap dyer më të gjera perceptuese, duke zbuluar qenien e njeriut me të gjitha përjetimet shpirtërore. Prandaj, në esencë “Passio” mbetet një roman i thellësive, i kërkimit psikologjik, i përkufizimit thelbësor të njeriut, i përmasave të fatit etj. Leximi i tij të kthen në botën reale, të mundëson që ta shohësh jo vetëm realitetin horizontal të qenies njerëzore, por aq më tepër edhe realitetin vertikal që është i padukshëm dhe misterioz.

Pjetër Dreshaj |
Shkruan:
PJETËR DRESHAJ
Romani “Passio” i autorit Anton Gojçaj është pa dyshim, një kontribut i madh në fushën e krijimtarisë në gjuhën shqipe në Mal të Zi, si edhe për të gjithë publikun lexues shqiptar.
Stili i tij, shpesh eliptik, me plot sentenca në dialogët dhe monologët, nxit kureshtjen e lexuesit.
Inferioriteti i personazhit kryesor të romanit Jozef Montanaro ndaj aventurave rinore shpesh e shqetëson lexuesin. Megjithatë ai është pikprofesionit, piktori i lavdishëm që veprimtarinë e vet ia ka kushutar profesionit, pikturës dhe bindjet e Jozefit janë shumë optimiste, sikur jeta do të vazhdojë gjithmonë.
Vrasja e pamëshirshme e të atit nga ushtari në një kohë pa pushtet, arratisja e tij dhe shpërngulja përmes Italisë në Amerikë kanë lënë gjurmë të rënda dhe pasoja në jetën e tij intime. Ai, për më shumë se pesëdhjetë vjet nuk i lajmërohet as nënës, as motrës. Ai që nga larg i shikon dhe dëgjon shqiptarët, por nuk bisedon me ta në gjuhën amtare. Në të vërtetë, ai jeton, siç edhe paraqitet, si italo-amerikan.
Ai ka qenë i fejuar me Ana Lizën, mes tjerash, ai ndahet prej saj me gjakftohtësi, ndërsa ajo martohet dhe krijon familjen.
Kthimi i tij në vendlindje, është dëshmia më e mirë e nderimit të sentencave të autorit “Gjithçka në kohën e vet” ose “Po s’deshe ti të biesh në fund, vjen fundi tek ti dhe të merr me vete”.
Megjithatë, mjedisi dhe tradita ndikojnë në heroin kryesor, Jozefin, që të martohet, në ditët e pleqërisë dhe të bëhet me djalin trashëgimtar.Duke marrë parasysh të gjitha kualitetet e romanit, propozoj që ai të botohet dhe të shpërndahet si literaturë e detyrueshme shkollore.

KUMTI ONIRIK
Anton Gojçaj: “Passio” (roman), botoi Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2015
Ahmet Selmani |
Shkruan:
AHMET SELMANI

"Pasio" roman - shkrime nga Pjetër Dreshaj dhe Ahmet Selmani