VËSHTRIM MBI ROMANIN MË TË RI TË FRAN CAMAJT
Një bashkisedim letrar i malësorëve nëpër kohë
(Fran Camaj, “Biseda me gjyshin imagjinar”, roman, IB “Gjergj Fishta” Lezhë, 2022)
Shkruar nga: ANTON GOJÇAJ
Romani “Biseda me gjyshin imagjinar” është libri i tetë i Fran Camajt dhe lidhet, tematikisht, e deri diku edhe stilistikisht, me romanet paraprijëse të autorit: “Rruga e pamëshirshme”, “Mëshira e pamëshirshme” dhe “Njeriu me mjekër të thinjur”. Në pasthënie, autori shprehet se ky roman “përmbyll ngjarjet dhe jetën e kryepersonazheve kryesore të këtyre tre romaneve. Kemi pra një tetralogji që flet mbi fatet e shqiptarëve në Malin e Zi në shekullin XX dhe jo vetëm të tyre. Po ashtu pasthënie, autori rrëfehet se ka pasur dilema lidhur me përcaktimin e llojit letrar, përkatësisht në cilin zhanr ta vendosë këtë prozë. Kjo ka rëndësi për arsye se shenja paratekstuale të cilën e vë autori udhëzon dhe përcakton pikënisjen e leximit, perceptimit dhe, rrjedhimisht, vlerësimit të veprës, në radhë të parë për shkak të formimit të horizontit të pritjes dhe raportit të veprës me të vërtetën historike. Nëse quhet roman, kjo jep komoditet të madh sa i përket (mos)përputhshmërisë së të dhënave brenda veprës letrare, që është krijim imagjinar, me të vërtetën historike (ngjarjet, personazhet etj.). Sikur autori ta kishte quajtur ditar, aty ishte paraqitur një pyetje tjetër – a është ditar fiktiv apo ditar i jetës empirike të hartuesit? Autori e përkufizoi si roman dhe ashtu duhet të lexohet, perceptohet dhe trajtohet.
Personazhet dhe ngjarjet e romanit janë fiktive, madje edhe kur thirren në ngjarje e personazhe të njohura nga e kaluara historike, apo edhe nga realiteti i tanishëm shoqëror, sepse ato në roman ekzistojnë në formën e shkronjave/tekstit dhe nuk ekzistojnë jashtë librit. Fjalët, mendimet, qëndrimet që thuhen/paraqiten në roman nuk duhet kuptuar domosdoshmërisht se janë mendimet dhe qëndrimet e autorit të librit, por si fjalë, mendime, qëndrime të personazheve letrare, ose të narratorit, që i shqiptojnë brenda botës së romanit, brenda logjikës poetike.
Po si dhe çfarë thuhet në romanin më të ri të Fran Camajt?
Në roman mbizotërojnë dy forma rrëfimi, në vetën e tretë dhe në trajtë dialogu (si bisedë e Pal Ndrecajt me gjyshin e tij fantazmë). Kjo bisedë halucinante ndërmjet të gjallit dhe të vdekurit (sikur) zhvillohet në vitin 2020, në periudhën kur në botë shpërthen epidemia e koronës. Pali është në moshën mbi 70-vjeçare dhe është edhe vetë gjysh, ndërsa gjyshi i tij kishte vdekur në burg në moshën 39 vjeçare, në vitin 1919 (njëqind vjet para kohës kur zhvillohet biseda) dhe rreth tridhjetë vite para lindjes së Palit. Biseda bëhet në formën e intervistës, dy bashkëbiseduesit shpesh i ndërrojnë rolet, sipas skemës njëri pyet tjetri përgjigjet. Secili rrëfen ngjarjet e epokës së vet, Pali ato që ngjanë pas Luftës së Dytë Botërore, kurse gjyshi i tij ato deri në vitin 1919. Bashkëbiseduesit gjatë rrëfimit shprehin qëndrime, vlerësime dhe gjykime personale për kohën e vet. Mirëpo edhe nëse janë subjektive, kjo nuk do të thotë se janë krejtësisht të njëanshme. Lexuesve bashkëkohorë, sidomos atyre të rinjve, shumë mendime të shprehura gjatë asaj bisede mund t’u duken anakronike, mendime të një mendësie të vjetruara dhe të kapërcyer. Të dy (Pali dhe gjyshi) mendojnë dhe flasin nga perspektiva e vet, në përputhje me karakterin e vet psikologjik individual, të formuar në ambientin etnik dhe kohën historike të caktuar. Janë paradigma të mendimit dhe gjykimit të malësorëve të dy kohëve. Pali flet si një malësor i shkolluar në gjysmën e dytë të shekullit XX, kurse gjyshi i tij si një malësor analfabet por mendjemprehtë i fillimit të po të njëjtit shekull.
Lexuesi mund të vërejë ndonjë mospërputhje dhe pastaj të pyesë, për shembull, përse gjyshi i Palit, që shtron pyetje si dikush që vjen nga bota tjetër, herë pas here (psh. në faqen ... ) në rrëfim e sipër megjithatë i posedon disa informacione për ngjarjet në kohën e Palit? Në roman mbetet e paqartë si ka mundësi që një personazh që vjen nga bota tjetër për disa ndodhi në këtë botë është në dijeni, e për disa të tjera jo!?
Romanit i mungon dinamika, nuk ka zhvillim linear të ndonjë ngjarjeje të caktuar. Kryesisht përshkruhen, interpretohen në mënyrë analitike, në trajtën e bisedës, ngjarje nga e kaluara. Biseda është realisht e pamundur, sepse bisedojnë dy persona, njëri prej të cilëve ka vdekur një shekull më parë, mirëpo gjatë bisedës, krahas ngjarjeve dhe personazheve krejtësisht të sajuara, përfliten, përmenden edhe ngjarje dhe personazhe të huazuara nga bota reale, në të cilën bën pjesë vetë autori. Temë e bisedës është jeta e malësorëve shqiptarë në Malin e Zi, gjegjësisht e mërgimtarëve nga Malësia në Amerikë. Gjuha e narratorit, stili, anojnë kah diskursi publicistik. Narratori nuk është i paanshëm, ai jo vetëm se rrëfen por edhe i komenton ngjarjet. Ligjërimin e tij e karakterizon ngjyrimi i qartë ideo-emocional, në kuptimin se jep cilësime, gjykime, etiketime të ngarkuara emocionalisht, e besa edhe politikisht... Kjo nuk duhet kuptuar automatikisht si mangësi, sepse ka mjaft shkrimtarë të suksesshëm që bindjet e veta politike i shpërfaqin në krijimtarinë letrare, për çka edhe ekziston nocioni “letërsi e angazhuar”. Narratori (ose rrëfimtari) dhe disa nga personazhet kryesore të këtij romani nuk kanë shumë dallime në planin ideologjik. Narratori nuk është indiferent apo neutral për ndeshtrashat dhe problemet që u dalin atyre për të cilët flet, madje shpesh mban anën e tyre..., çka duhet perceptuar në kornizat e diskursit gjegjësisht narrativit mbizotërues në këtë roman, që nënkupton konvencat e letërsisë së angazhuar.
Tiparet e romanit, sidomos përmbajtja e tij, pastaj informacionet mbi ngjarjet e kaluara dhe porositë, këshillat për sjelljen në jetë, kërkojnë një lexues të caktuar – të interesuar për fatet e shqiptarëve në shekullin XX – me fokus të veçantë tek shqiptarët në Malin e Zi.
Romani përmban edhe një shtresë të letërsisë me tematikë konspiracionin e agjenturave politike, si psh. kur, në mungesë të fakteve konkrete, shprehen hamendësime se disa vrasje ndërmjet malësorëve në SHBA janë planifikuar dhe nxitur nga shërbimet e fshehta të dy shteteve komuniste, Jugosllavisë përkatësisht Shqipërisë. Ndërprerja e atyre vrasjeve, si me telekomando, menjëherë pasi komunistët e humbën pushtetin në të dyja shtetet, ngjall dyshimin e narratorit se ato vrasje mund të jenë ushqyer dhe realizuar pikërisht nga shërbimet e sipërpërmendura, për motive politike.
Dy gjyshërit gjatë bisedës, krahas informacioneve të ndryshme bëjnë shumë qortime dhe japin shumë porosi, me qëllimin që të ndikojnë në formimin e virtyteve dhe refuzimin e veseve të shqiptarëve, çka në fushën etike është në rregull, por që në shekulin XXI tingëllojnë si moralizime të tepërta. Në anën tjetër këto qortime nuk ia drejtojnë njëri-tjetrit, por lexuesit, çka veprën e nxjerr nga kornizat e funksionit artistik dhe e vendos në kornizat e funksionit pedagogjik.
Paraqiten edhe veçori zhanrore të romanit historik, por duhet rikujtuar se letërsia edhe kur, në rrafshin sipërfaqësor, përshkruan ngjarje nga e kaluara, në fakt flet për kohën e shkrimit, për aktualitetin shoqëror gjegjësisht, tërthorazi, për gjendjen e shoqërisë aktualisht. Përshkruan të djeshmen, duke iu drejtuar të sotmes dhe të ardhmes.
Romani nuk është shkak dhe qëllim i vetvetes, sepse ka një tezë, që nuk është fataliste, sepse pa marrë parasysh sprovat për Malësinë ka shans. Mirëpo që gjërat të ecin mirë, Malësia nuk guxon të braktiset dhe porosia kryesore e librit është drejtuar malsorëve të emigruar në SHBA është që të mos ia kthejnë shpinën vendlindjes, sepse këtë ia kanë borxh bashkëfamiljarëve dhe bashkëkombësve të mbetur, por edhe historisë rraskapitëse dhe të lavdishme të të parëve, që nuk e lanë Malësinë në rrethana e kushte shumë më të këqija sesa ato të sotmet. Po qe se zbrazet Malësia, siç ka nisur, gjithë historia vetëmohuese e fiseve trime të Malësisë do të humbë vlerën dhe kuptimin e vet.
Libri refuzon të klasifikohet brenda një zhanri të vetëm, sepse ai ka elemente të disa zhanreve: të romanit historik, romanit edukativ, familjar, social, psikologjik..., por edhe të konspiracionit – kur flet për vrasjet e malësorëve në SHBA. Parë si pjesë e opusit të plotë të Fran Camajt, ky roman sikur e vërteton tezën se krijuesi, në këtë rast shkrimtari, gjatë gjithë jetës shkruan vetëm një libër. Autori (narratori?) në pasthënie thekson se kjo vepër është vazhdim i dy romaneve të tij të mëparshëm, “Rruga e pamëshirshme” dhe “Mëshira e pamëshirshme”, me çka rrumbullakohet një trilogji romanore, që përshkruan, në mënyrë mjaft realiste, jetën (të mirat dhe të këqijat) e malësorëve shqiptarë, veçanërisht në periudhën e komunizmit...
Pjesë që mbeten në mendjen e lexuesit, për plasticitetin e rrëfimit dhe ndjeshmërinë që rrezatojnë, janë ato kur Pali përshkruan rininë e vet, gjegjësisht ditët kur ishte nxënës në Prizren.
Megjithëse ka qëndrim kritik kur vlerëson të kaluarën e shqiptarëve në Jugosllavi, narratori sqaron se shqiptarët në Jugosllavi, e veçanërisht ata në Kosovë, kishin arritur edhe disa zhvillime dhe të drejta që nuk i kishin pasur asnjëherë më parë (në fushën e arsimit, kulturës, po edhe të ekonomisë). Duke pasur edhe këtë anë të medaljes, ai këshillon e duhet falur por pa harruar të këqijat që u kanë ndodhur.
E filluam nga pasthënia dhe po e mbyllim duke iu kthyer fillimit të romanit. Pali, pas shumë vitesh që i kaloi në Amerikë, kthehet në Malësi, ku në hapin e parë takohet me mbetjen e së kaluarës: “në aeroport e priti i njëjti spiun i kohës së komunizmit”. (...) “Kishte menduar se koha e spiunëve, mashtruesve, gënjeshtarëve dhe tradhtareve kishte kaluar, por jo! U bind se ata ende ishin shumë aktivë e të angazhuar, por tani të maskuar dhe me metoda të tjera. (f.10)
E gjitha u vërtetua, sipas narratorit, me ngjarjen e nëntë shtatorit 2006, kur u arrestua një grup “terroristësh” në fazën e përgatitjes, gjoja se po gatuanin një sulm terrorist. Zhgënjimi i Palit ishte i madh, kuçedra e së keqes kishte mbijetuar dhe ishte shfaqur e gjallë edhe në periudhën e demokracisë.
Në roman shprushen jo pak tema, preken disa pika nevralgjike, por, si çdo plagë tjetër, ato eliminohen veç me trajtimin e duhur, dashamirës dhe me përgjegjësi, e jo me futjen nën tepih. Sepse sado që të mundohesh për ta fshehur lulen e së keqes, kundërmimi i saj megjithatë do të ndihet..., e kjo nuk është në interesin e askujt.
Romani ka elemente të kronikës dhe të analizës politike nëpër kohë... Po ashtu është si njëfarë pedagogjie patriotike dhe etnocentrike, e shpëlarë në virtytet etike.
Romanet e Fran Camajt janë të shkruara nga perspektiva e minoritarit, pjesëtarit të pakicës. Ndoshta diçka është rritur (hiperbolizuar), por thelbin e gjësë askush s’duhet ta injorojë.
Mbi autorin:
Fran Camaj ka lindur në fshatin Spijë – Malësi e Madhe (tani Komuna e Tuzit në Malin e Zi) në vitin 1949. Shkollën fillore e kreu në vendlindje (Arzë - Hot), kurse të mesmen në Prizren. Studimet për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Prishtinë. Ka punuar disa vite si mësues në shkollën fillore në Arzë dhe në gjimnazin e Tuzit. Në periudhën 1980-1997 ishte redaktor i programit shqip në Radion e Malit të Zi, kurse nga viti 1997 deri në pensionim (2010) ishte redaktor i programit shqip në Televizionin e Malit të Zi. Ka botuar shtatë romane: “Rruga e pamëshirshme” (2004), “Dashuri e dhunuar” (2006), “Mëshira e pamëshirshme” (2008), “Dosja e tmerrit” (2011),
dhe “Njeriu me mjekër të thinjur” (2014), “Tobelia e penduar” (2017) dhe “Biseda me gjyshin imagjinar” (2022). Është edhe autor i përmbledhjes me punime publicistike dhe shkencore “Kohët flasin” (2007). Pas pensionimit jeton kryesisht në SHBA, ku e ka familjen, vetëm stinën e verës e kalon në Tuz - Malësi.