ANTON GOJÇAJ

VRAPO E DASHURA IME ©️vidiopoezi nga Anton Gojçaj

at January 21, 2025
Newer Posts Older Posts Home
Subscribe to: Posts (Atom)

ANTON GOJÇAJ në festivalin letrar për Migjenin në Pukë


Anton Gojçaj

ANTON GOJÇAJ

Anton Gojçaj u lind më 4 qershor 1966 në Podgoricë (Mali i Zi). Ka mbaruar studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë, ku ka ndjekur edhe studimet pasdiplomike dhe ka magjistruar. Shkruan poezi, prozë dhe recensione mbi vepra të ndryshme letrare… Jeton në qytezën Tuz (afër Podgoricës, Mali i Zi). Në periudhën 2002-2008 ka punuar në redaksinë e gazetës “Koha javore” në Podgoricë, kurse nga data 1 tetor 2008 ka kaluar me punë në Entin për shkollim, si mbikëqyrës për lëndën mësimore: Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Për krijimtarinë e tij në poezi, prozë dhe në fushën e kritikës dhe studimeve letrare kanë shkruar: Anton Berishaj, Ndue Ukaj, Ragip Sylaj, Arben Atashi, Alfred Çapaliku, Basri Çapriqi, Fran Camaj, Dimitrov Popoviq etj.

Deri tani ka botuar këto vepra:

POEZI, botoi ILLYRICUM, Tuz 2001

Qengj i harruar natën në mal, tregime, botoi SHPRESA, Prishtinë 2003

Tema e heroit nacional në letërsi, studim, botoi AIKD, Prishtinë 2004

PASSIO, roman, botoi BUZUKU, Prishtinë 2004

Fakticiteti në letërsi, Proza letrare e Anton Harapit, studim, botoi BUZUKU, Prishtinë 2007

Shija e librit, recensione – studime – ese, botoi AIKD, Prishtinë 2009

Translate

VISITORE

Popular Posts - All time

  • DISA TË DHËNA PËR LETËRSINË SHQIPE NË MALIN E ZI
    DISA TË DHËNA PËR LETËRSINË SHQIPE NË MALIN E ZI - Degë që kapërcen gardhin - ANTON GOJÇAJ Letërsia shqipe në Malin e Zi...
  • ANTON GOJÇAJ: Tregime
    Nga Libri"Qëngji i harruar natën në mal" Nga Anton Goj çaj ATOMET, SHPIRTI, DASHURIA... ...
  • Një vështrim për një libër me vjersha për fëmijë - nga Anton Gojçaj
    VËSHTRIM PËR   NJË LIBËR ME  VJERSHA PËR FËMIJË   Me zë t'   vuthjanit   ( Idriz   Ulaj , Zilet e stinëve, poezi për fë...
  • Dhjete poezi kushtuar Gjelosh Gjokës
    DHJETË POEZI KUSHTUAR PIKTORIT GJELOSH GJOKAJ Marrëdhënie inter-artistike Monografia “MAESTRO GJELOSH GJOKAJ”, veç materialeve t...
  • Këngët e rapsodit (të mbramë) të Malësisë Patër Kolë Berishaj / nga Anton Gojçaj
    Këngët e rapsodit (të mbramë) të Malësisë (Patër Kolë Berishaj, Nder e burrni ndër malet tona, kangë epike, Camaj-Pipa, Shkodër, 2003)  ...

PËRMBAJTJA E BLOGUT ANTON GOJÇAJ

  • Faqja e bardhë e historisë
  • Edikti i Milanos
  • Nje veshtrim per nje liber me vjersha per femije
  • Pjesë të krijimtarisë së Anton Gojçaj në gjuhë të huaj
  • Dr. Bahri Brisku për Anton Gojçaj
  • Letërsia shqiptare në Mal të Zi
  • "Dëgjohet një violinë në suferinë" poezi
  • Botohet poezia e A.Gojcaj anglisht në SHBA
  • Për publicistikën e Kolec Traboinit / ACT NOW
  • Për poezinë e A.Gojçaj- nga Peter Tase
  • Krijimtaria e A.Gojçajt, nga Ndue Uka e Nuhi Ismaili
  • Anton Gojçaj - poetry englisht
  • Anton Gojçaj - poezi
  • Shkrimtari A.Gojçaj pjesë e letërsisë
  • Përmbledhje poetike e Vinçens Malajt
  • Dy libra të rinj të Prof.Dok. Palok Berishës
  • Anton Berisha - letërsia për-formative
  • Dhjetë poezi kushtuar Gjelosh Gjokës
  • Tregime nga Anton Gojçaj
  • Interpretimi si komunikim( P.Buzhala).
  • Romani i Fran Camajt "Kalvari i malsorëve".
  • K.Traboini... Eshku për jetën
  • Tekst që luan me lexuesin
  • Zef Serembe dhe esè të tjera
  • Lek Gojçaj, At Pashko Gojçaj, Martin Kol Pjetrushi
  • Replika: Ndarja e qimes
  • Komentari i krijimtarisë së A.Gojçajt
  • Shkrime nga Anton Gojçaj

BLOG LINKE:

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape
Palok Traboini
Kolec Traboini /ese
Kolec Traboini poezi
Fran Camaj

FEEDJIT Live Traffic Feed

Blog Archive

  • ▼  2025 (1)
    • ▼  January (1)
      • VRAPO E DASHURA IME ©️vidiopoezi nga Anton Gojçaj
  • ►  2024 (3)
    • ►  December (1)
    • ►  July (1)
    • ►  January (1)
  • ►  2023 (7)
    • ►  August (1)
    • ►  June (3)
    • ►  April (1)
    • ►  March (1)
    • ►  January (1)
  • ►  2021 (1)
    • ►  September (1)
  • ►  2020 (3)
    • ►  December (1)
    • ►  November (1)
    • ►  May (1)
  • ►  2019 (3)
    • ►  December (1)
    • ►  November (1)
    • ►  October (1)
  • ►  2018 (2)
    • ►  July (2)
  • ►  2017 (4)
    • ►  November (2)
    • ►  July (1)
    • ►  February (1)
  • ►  2016 (4)
    • ►  November (1)
    • ►  September (1)
    • ►  June (2)
  • ►  2015 (7)
    • ►  October (1)
    • ►  September (2)
    • ►  June (2)
    • ►  February (1)
    • ►  January (1)
  • ►  2014 (9)
    • ►  October (1)
    • ►  August (3)
    • ►  July (1)
    • ►  June (1)
    • ►  May (1)
    • ►  March (1)
    • ►  February (1)
  • ►  2013 (6)
    • ►  November (1)
    • ►  September (1)
    • ►  August (1)
    • ►  July (1)
    • ►  June (1)
    • ►  February (1)
  • ►  2012 (4)
    • ►  November (3)
    • ►  May (1)
  • ►  2009 (7)
    • ►  October (1)
    • ►  March (6)

ANTON GOJÇAJ - esè

ANTON GOJÇAJ - esè
Proza letrare e Anton Harapit

ANTON GOJÇAJ - Prozë

ANTON GOJÇAJ - Prozë

ANTON GOJÇAJ - Poezi

ANTON GOJÇAJ - Poezi

ANTON GOJÇAJ - tregime

ANTON GOJÇAJ - tregime

ANTON GOJÇAJ - esè

ANTON GOJÇAJ - esè

ANTON GOJÇAJ - Esè 2009

ANTON GOJÇAJ - Esè  2009
Botuar në Prishtinë

KOMENTARI

ANTON GOJÇAJ DHE KRIJIMTARIA E TIJ:

“Poezia e Anton Gojçajt shquhet për origjinalitetin e modelimit gjuhësor artistik. Ai i afrohet një gjuhe kolokviale me plot efekte të dala nga përmbysje stereotipesh klasike. Ai është prozator me aftësi të madhe vrojtimesh dhe me invencion të gjetjeve interesante rrëfimore. Është njëri nga studiuesit me kulturë të letërsisë.”

(Prof. Dr. Basri Çapriqi, nga libri “Në një cep të Ilirisë”, monografi e shqiptarëve në Mal të Zi, Ulqin 2007, f. 247)


Mbi vëllimin “poezi”(2001):

“ Poezinë e Anton Gojçajt e karakterizon një dinamikë e veçantë tekstore, një tekstualitet i gjallë, i pazakonshëm, origjinal. Autori e arrin këtë me një shumësi procedimesh dhe teknikash kompozicionale e strategjish retorike. “

(Anton Berishaj, Poezia si jopërsosmëri e përsosur, pasthënie e vëllimit “Poezi”, botuar nga ILLYRICUM, Tuz 2001)

Mbi tregimet “Qengj i harruar natën në mal” (2003):

“ Autori tenton që të hyjë në misterin e jetës, të dashurisë, të shpirtit, të fatit dhe të fatalitetit. Në gjeografinë fizike Malësi – Gjermani dhe në atë shpirtërore që kalohet nëpër shpirtëra të njerëzimit, por edhe në ato të shpezëve, autori shtron dilemat njerëzore, se me pak dashuri dhe fat dhe me shumë rastësi, që janë tri kënde që mund t’i mundim deridiku dilemat jetësore.”

(Bahrije Muçolli, Hyrje në misterin e jetës, gazeta “Bota sot”, f. 19, Prishtinë, 26 nëntor 2003)

“ Me botimin e këtij libri, Anton Gojçaj e ka dëshmuar se përveç që di ta shkruajë mirë poezinë, dhe di ta shkruajë mirë studimin, ai di ta shkruajë po ashtu mirë edhe prozën. Dhe kjo nuk është pak, sepse krijimet e artistit të talentuar Gojçaj, nuk janë krijime që mund të lexohen sot për t’u harruar menjëherë nesër. “Qengj i harruar natën në mal” është një libër modest me tregime, i cili shquhet për nga cilësia e jo nga sasia. “

(Arben Atashi, Realizime të përmbyllura artistike, gazeta “Koha javore”, f. 13, Podgoricë, 11 dhjetor 2003)

“Shkrimet e tij në poezi apo në prozë e sidomos ato publicistike japin të kuptojmë se kemi të bëjmë me një talent, me një zë karakteristik që frymëzohet nga njerëzit e kësaj toke, nga përditshmëria që na rrethon, nga veset emira dhe të liga, duke u dhënë gjithë këtyre ngjyrimin emocional që ngërthen në shpirt autori. Këtë e dëshmoi edhe në vëllimin me poezi botuar në vitin 2001, e sidomos në librin e tij të parë me tregime për të rritur që para pak kohe doli nga shtypi në Prishtinë, me titull: “Qengj i harruar natën në mal”, titull ky që ngërthen në vete një simbolikë të veçantë. “

(Gazeta “Koha ditore” KOHA për kulturë, f.31, Prishtinë, 31 janar 2004)

“ Të shtatë tregimet e këtij libri na ravijëzojnë një botë të pasur idesh, ndjesish, pamjesh e imazhesh, që ndërkomunikojnë me dy lloje eksperiencash të autorit empirik, karshi letërsisië: eksperiencat e jashtme që venerohen nga leximi dhe njohja e mistereve të artit letrar, si dhe eksperiencave të brendshme, që shtresojnë dy momente të theksuara letrare, që e njohin në njërën anë kulturën e moçme nacionale, ndërsa në anën tjetër Biblën, si vepër kapitale të letërsisë së përbotshme, që edhe një herë na paraqitet si një vlerë e përhershme, mbase edhe universale, prej së cilës mund të dalin vepra që më së miri i sublimojnë ligjësitë e artit letrar”

(Ndue Ukaj, Esencat e shenjave autoriale, gazeta “Pavarësia”, f.19. Prishtinë, 18 mars 2004)

“ Përfundimisht, gjuha e folur dhe e shkruara janë përdorur bukur. Ka mpleksje midis gegërishtes, formës letrare dhe asaj standarte. Fjalitë e shkurtëra, të prera e konçize, me mjaft figura letrare, njohja e mirë e përmbajtjes dhe forma stilistikore që e përcjell, e bëjnë këtë libër pjesë të dashur të tavolinës sonë, ku bisedat mirëdashëse e me kapacitet japin vërtet atë që dëshirojnë, por edhe mirëndjellin ardhjen e personazheve të tjerë, për të cilët ka nevojë zhvillimi i mëtejshëm i letërsisë, në këtë skaj të Malësisë së Madhe.”

(Dimitrov Popoviq, Kol’ Peri, hero artistik, tipik malësor, gazeta “Koha javore”, f. 13, Podgoricë, 22 prill 2004)

Mbi romanin “Passio” (2004):

“Në roman ka mjaft nota të ekzistencializmit, që herë-herë të kujtojnë përfaqësuesit më në zë të tij, si Kafkën dhe Kamynë, respektivisht veprat e tyre “Procesi” dhe “I huaji”. “

(Dimitrov Popoviq, Pavdekshmëria artistike dhe ngadhnjimi biologjik, gazeta “Koha javore”, f. 12, Podgoricë, 8 dhjetor 2004)

“Për ta lexuar romanin “Passio” të autorit nga Malësia (Mali i Zi) Anton Gojçaj, lexuesit nuk i nevojitet shumë kohë, jo se nuk është vëllimor, sepse edhe dy faqe ndodh të jenë tepër, por pse është roman që lexohet me një frymëmarrje, pa lëvizur nga vendi.”

(Fran Camaj, Kombinim i modernizmit dhe realizmit, gazeta “Bota sot”, f. 21, Prishtinë, 13 shkurt 2005)

“ Që nga kohët e moçme motivi i rinjohjes, edhe pse në Ballkan është një motiv i preferuar për të gjithë popujt, përsëri kjo dukuri duket se është shqiptare. Një djalë që ikën nga vendlindja dhe kthehet duke u rinjohur me të afërmit e vet. Rreth këtij imazhi vërtiten legjendat deri tek letërsia autoriale e sotme. Ky duket se është mallkimi por edhe vitaliteti, është dhimbja por edhe shpresa, është ikja por edhe kthimi ynë. Kjo është dukuria ku jemi ne, shqiptarët. Ne ikim të detyruar, por po të detyruar ne përsëri kthehemi. Na kthen ëndrra, na kthen vazhdimësia e jetës, na kthen gjaku, na kthen fakti i thjeshtë që jemi NE, shqiptarët! Mund të ikim kudo, mund të bëhemi të “mëdhenj” sa të duam, por bota është e vogël, sepse ne kemi trojet shqiptare në të mëdha se vetë bota, se vetë universi.. Kjo bulon përmes faqeve të këtij libri.”

(Ylldije Sulka, Kthim nëpërmjet dhimbjes, gazeta “Koha javore”, f.13, Podgoricë, 21 prill 2005)

“ Ngjarja e romanit është rrëfyer me mjaft mjeshtëri e duke mos e paraqitur asgjë të tepërt, por me një, të them, koprraci estetike, që lë për të (nën)kuptuar shumë nga nënteksti mjaft i pasur i kësaj proze. Fillimi i saj ta kujton rrëfimin e brazilianit Paulo Coelho, ndërsa pjesët e mëpastajme herë ato të Franc Kafkës, të Dino Buxatit, e po aq edhe tekstin biblik (mjafton të kujtohet historia e Jozefit). Romani “Passio” i ka të gjithë parametrat e romanit modern”

(Ragip Sylaj, Një roman për mërgimin, me elemente biblike dhe baladike, gazeta “Zëri”, shtojca për kulturë, f. 27, Prishtinë, 29 prill 2006)

Mbi studimin “FAKTICITETI NË LETËRSI” (2007):

“Në këtë sens, autori me argumente polemizon me elemente të caktuara në mendimin letrar shqiptar, të cilat kanë tentuar shpëlarjen e historisë së letërsisë, sipas apetiteve ideologjike, apo edhe leximeve të mbrapshta e tendencioze. Madje, edhe ndaj atyre që marrin guxim të shkruajnë pa e lexuar fare Harapin. Gojcaj eksploron elementet qenësore të prozës letrare të Harapit, në kategoritë e brendshme dhe të jashtme të saj. Pastaj jep kualifikime të vlefshme letrare për tipologjinë e kësaj prozë, për kodet dhe toposet letrare, për kategorinë e zhanrit dhe nivelet e narracionit, për kohën si përbërës i rendësishëm narrativ, për pozicionet e rrëfimit, gjithnjë në suaza të një sinteze, e cila synon të asimiloj dije e formacione empirike letrare, në funksion të statusit letrar që merr teksti i Harapit. Dijet dhe empiria letrare, studiuesit i duhen për t'i kontekstualizaur karshi letërsisë së shkrimtarit në fjalë, respektivisht dy veprave të cilat i merr si objekt studimi "Andrra e Pretashit" dhe "Valë mbi valë".”

Ndue Ukaj

"Nuk mjafton me pasë mend, por duhet dijtë me i qitë në punë". Këtë porosi të "Andrrës së Pretashit" z. Anton Gojçaj e ka vënë në jetë më së miri në librin e tij – hartë, duke zhdrivilluar një emancipues të asaj kohe dhe të kësaj kohe: Harapin e Madh! “

Alfred Çapaliku

Subscribe To ANTON GOJÇAJ - Blog

Posts
Atom
Posts
All Comments
Atom
All Comments

Contributors

  • Pantheon Books
  • traboini


Shkolla e Arrzës së Traboinit

Shkolla e Arrzës së Traboinit
Të gjitha fotot nga K.Traboini 2007



© COPYRIGHT TRABOINI 2010. Watermark theme. Theme images by konradlew. Powered by Blogger.