V Ë S H T R I M
Motive të përshpirtshme dhe të tjera
(Pader Pashko Gojçaj, Kohë në shtjellë, poezi, Botime Françeskane, Shkodër 2025)
Nga Anton Gojçaj
Po ta përdorim diskursin/narrativin“biblik”, puna e shkrimtarittë mirë mund të krahasohet, por veç të krahasohet dhe veç si shembëlltyrë, me disa nga mrekullitë e Jezusit në katër ungjijtë e Dhjatës së Re.Ashtu si Jezusi që e shndërroi ujin në verë në dasmën në Kanë të Galilesë, edhe shkrimtari gjuhën e zakonshme, që përdoret për nevoja kalimtare e të përkohshme, e shndërron në gjuhë arti të përjetshëm... Apo, ashtu siç Jezusi e ushqeu turmën e madhe që e ndiqte me veç pesë bukë e dy peshq, edhe shkrimtari i ushqen ndjekësit e vet me krijimet e veta pavarësisht sa të shumtë janë lexuesit.
Libri “Kohë në shtjellë”ka njëzet e katër poezi. Poezitë janë të paraprira nga “Parathanja” e Anton Nikë Berishës dhe një poezi/lutje e Nënës Tereze. Përafërsisht gjysma e parathënies i kushtohet vënies në kontekstin historiko/letrar të veprimtarisë së Padër Pashko Gojçajt, si krijues i radhës në vazhdën e traditës së priftërinjve shqiptarë që u morën me letërsi, ose shkrimtarëve shqiptarë që ushtronin/ushtrojnë misionin e priftit. Gjysma tjetër e parathënies është një interpretim i përmbledhur, kompetent, i poezive të librit.
Identiteti i folësit/heroit/subjektit lirik (narratorit) në nivelin e librit ndryshon në veta, diku është në vetën e parë njëjës, diku në vetën e parë shumës, diku nuk mund të përcaktohet veta (përshkruan, kumton).Në disa poezi përkushtuese folësi në vetën e parë, i drejtohet dikujt, si në një komunikim realist, në vetën e dytë njëjës (Jezusit, Kryqit, Gjergj Fishtës, Zef Tagajt, Gjok Palit Gojçaj etj.), apo vetës së dytë shumës. Mirëpo veta e dytë njëjës apo shumës, pra edhe në poezitë përkushtuese, janë formale/hipotetike, pasi folësi e di se ato personalitete (Fishta, Tagaj etj.), tanimë janë jashtë botës shqisore, ndërsa ato kumte, mesazhe lirike, si pjesë e komunikimit estetik, i drejtohen lexuesit të papërcaktuar. Në raste të tilla ky lexues fiktiv (narrateri) bëhet marrës i kumtit por edhe bashkëfolës, identifikohet me folësin apo narratorin lirik, por edhe me marrësin, me të adresuarin apo narraterin. Poezinëdhe cilindo lloj të artit secili lexues/dëgjues/shikues e percepton në përputhje me kulturën e vet leximore dhe të përgjithshme, me individualitetin, përvojën dhe interesimin e vet.
Folësi lirik në poezitë e këtij libri nuk jep të dhëna eksplicite për identitetin e vet profesional, kombëtar e fetar, por këto nënkuptohen në shumicën e poezive. Thënë ndryshe, folësi lirik, brenda poezive të veçanta nuk prezantohet si meshtar apo françeskan, as si shqiptar, as si i krishterë apo katolik. Ato kuptohen e nënkuptohet nga konteksti – janë brenda librit në formën e shenjave paraletrare: në ballinëështë emri i autorit dhe në fund të librit shënimin për autorin.
Secila poezi e këtij libri paraqet një njësi të përmbyllur, të rrumbullakësuar, të vetëmjaftueshme, mirëponë kuadrin e librit inkorporohet poetikisht, logjikisht, përmbajtësisht, filozofikisht e teologjikisht si pjesë kongruente e tërësisë. Motivet kryesore janë fetare/të përshpirtshme, atdhetare/kombëtare, refleksive/filozofike, përshkruese, socio-historike etj. Shpesh këto motive gërshetohen brenda një poeziedhe ndërtojnë një simfoni lirike shumështresore dhe shumëkuptimëshe.
Kjo poeziështë ftesëpërkomunikim, folësi lirik përherë i flet, i drejtohet dikuj, por kryesisht si një bashkëbiseduesi apo dëgjuesi pasiv, të cilit i rrëfen apo i rrëfehet. Ndonjë poezi duket si një rrëfim skenik, si monolog lirik para publikut.
Poezia “Gjithmonë me Krishtin” është një lutje e llojit të vet, ku folësi lirik pasi e merr guximin për ta krahasuar jetën “tonë” (nënkuptohen shqiptarët malësorë të besimit të krishterë) në skamje e me plot sakrifica, por pa fajësuar askënd dhe pa pendesë për flijimin që kanë bërë, me vetë mundimet e Krishtit, gjenparalele ngjashmërie ndërmjet historisë me plot vetëmohime të malësorëve dhe rrugëssë Kalvarit(të Jezu Krishtit)...
“Të strehuen në shpellë,
e na jetuem nëpër shpella!
Ti linde në grazhd,
e na nëpër grazhde!
Ti u rrite në skamje,
e na u rritëm me skamje!
Ti kje eçt,
e na untë e eçt!
Të xhveshën,
e na nuk patëm çka me veshë.
(GJITHMONË ME KRISHTIN)
Ky folës nuk ankohet për mungesë shpërblimi, por me dinjitet dhe krenari i shpalos ndeshtrashat që përballoi, duke bërë me dije se ashtu siç ka vdekur “Ai”(Krishti) për ne, edhe “ne” vdesim për “Të”. Kjo besëlidhje e vulosur me gjak e lot, në shekuj e mijëvjeçarë, u bë pjesë thelbësore e ADN- sonë kombëtare: Ne jemi këta që jemi edhe për arsye se e ruajtëm qenësinë tonë në sprova të rënda, sepse mbartëm “krygjet” tona ashtu siç Jezusi mbarti “krygjën” e vet.
Të ngjashme në filozofinë e vet janë edhe poezia “Nën hijen e krygjës shêjte” shkruar “me rastin e bekimit të krygjës në Triesh” dhe pozia “Me krye nalt” kushtuar Kryengritjes së Malsisë, për porosinë - siç e perceptova unë – se ashtu si Jezusi vdiq në kryq për të shpëtuar njerëzimin, edhe malësorët ranë në kryengritjen për liripër të(ri)ngritur flamurin, atdheun, moralin, idealin, dhe për të rilidhur zinxhirin e këputur identitar.
Koha jonë,e cila nga disa quhet edhe kohë e tranzicionit, ka prodhuar, si emanacion, krizën e identitetit. Krizë identitetesh ka pasur edhe në kohët e mëhershme, por sot kjo krizë është akoma më e koklavitur, pikë nevralgjike e kohës. Cili identitet duhet të mbizotërojë: ai i individit të pavarur apo ai partiak, ai kombëtar apo ai shtetëror,ai gjuhësor apo ai fetar, statusi social apo profesioni, gjendja materiale apo ndershmëria? Jo veç brenda një bashkësie apo komuniteti, por edhe brenda individit përthyhen çdo ditë pikëpyetjet: kush jam unë, kush jemi ne, kushishin të parët e mi, nga erdha, ku po shkoj...
“Njeri sot don me kênëai që nuk âsht
E nuk mundet me kênë.
Don mos me kênë ai që âsht
E nuk mundet me dalë jasht lëkuret.
Don me kênë gjithkush tjetër, por jo ai që âsht.
O njeri!
Je tue përjetue krizën e identitetit
E nuk din çka don?”
(KRIZA E IDENTITETIT)
Duke lexuar këto vargje në mendje më vezulloi titulli i përmbledhjes me poezi “Jam ai që nuk jam”i autorit anamalas Haxhi Shabani. Një studiues do të gjente mjaft material për ta trajtuar temën e identitetit në letërsinë bashkëkohore shqipe në Malin e Zi.
Lexuesve të lindur pas vitit 1972, me siguri do t’u bjerë në sy gjuha e përdorur në libër. Është nëndialekti i gegnishtes, që flitet në Malësinë e Madhe. Poeti rrëfehet përse e zgjodhi këtë variacion gjuhësor:
“Gjuha ême âsht gjuha e martirëve tanë,
âsht gjuha e xhubletës,
âsht gjuha e nânës,
âsht gjuha e dashtnisë.
U linda me të,
U përkuna me të,
U rrita me të
U plaka me të.
Mos më pyetni sa e due.”
(GJUHA ÊME)
Dikuj mund t’i duketarkaike kjo gjuhë, ndoshta nuk do ta kuptojë çdokush drejtsecilën shprehje, çdo trajtë ose fjalë,por vlerat e saj rrinë te konciziteti i hijeshëm,shprehja e gdhendur deri në palcë, autenticiteti i zanoreve hundore, frazat popullore etimologjia e të cilave i ka rrënjët thellë në histori që poeti i mbëlton me mjeshtri duke u ridhënë frymë qëtë mos zhduken. Për kuriozitet mund të përmendet se themeluesi i urdhërit françeskan, pjesë e të cilit është Pader Pashku, Shën Françesku i Asizit, me poezinë “Cantico diFrate Sole” (Këngë vëllait diell), konsiderohet poeti i parë në gjuhën popullore ose italishten vulgare.
Motivi i mërgimit në poezinë “Atdhedáshtnija” është pasqyruar veç nga një dimension, nga perspektiva e zbukuruar subjektiviste dhe ngapak utopikeemërgimtarit, shkaktuar nga nostalgjia për vendlindjen/atdheun. Në kundërshtim me thënien popullore “larg sysh, larg zemrës”, në vargjet e P. Pashkut largësia prodhon të kundërtën, prej së largu Vendlindja/Atdheu/Nândheu duketshumë e/i bukur, si Kopsht i Edenit nga i cili mërgimtari ështëlarguar.Mërgimtarët shohin me zemër e jo me sy.
“Vendlindja ma e bukura
Gjindet në sytë
Atdheu mâ i dashtun
Mshefet në zemrën e mërgimtarit.
(ATDHEDÁSHTNIJA)
Senzibilitet të veçantë poeti shpreh për femrën dhe të gjitha rolet/funksionet e saj në jetën familjare dhe shoqërore. Në poezinë “Femna âsht gurrë dashtnije” që i kushtohet Nënës Tereze, poeti krijon disa metafora të thjeshta por të fuqishme dhe të qëlluara, ku femra në çdo të dytin varg fiton një epitet të ri: “gurrë gjakut”, “gurrë tamblit”, “gurrë dashtnijet”, “gurrë jetet”, “gurrë lotit” e deri te “Femna âsht gurrë e femnave”, e gjitha si një ligjërim në vetën e tretë, për të arritur te vargu përmbyllës ku ndërrohet fokusi i komunikimit, nga veta e tretë kah veta e dytë, si një kreshendo: “Gurro burim gurro...”
Dy poezi meritojnë vëmendje të posaçme: “Shkodra ka” e cila hapet me vargun (sipas një shprehjeje popullore) “s’ka çka s’ka” që brenda vetes ngërthen lojë metaforike fjalësh dhe mund të kuptohet si e kundërta e shprehjes “ka çka ka”. Si nëmatematikëku minus dhe minus bëjnë plus, edhe këtu “s’ka” plus “s’ka” bëjnë “ka”, madje në shkallën sipërore, me çka folësi lirik thot se Shkodra i ka të gjitha, gjithçka. Në të njëjtën poezi, të thjeshtë në formë por të pasur në përmbajtje, lexuesi ndesh një metaforë përshkruese, realistemjaft të qëlluar për Shkodrën me historinë dhe të tashmen e saj : “Ka kalán që rrjedh tamël”. Poezia në fjalë përmbyllet me vargun “Shkodro Shkodër Shkodro” një apostrofplot ngrohtësi intimeqë e inkurajon qytet-djepin e kulturës shqiptare për të qenë gjithmonë ajo që është - “të shkodrojë” tash dhe në të ardhmen.
Poeti di t’i përdorë me mjaft sukses edhe figurat tingëlluese, madje edhe duke i gërshetuar brenda një vargu asonancën dhe aliteracionin, ku efekti akustik nuk është qëllimi i vetvets, por në shërbim të pasurimit të komunikimit estetik:
“Në Laç laç çka paç
E fitova çka nuk paç”
(NË LAÇ LAÇ ÇKA PAÇ)
Brenda dy vargjeve tingulli/shkronja “a” lajmërohet shtatë herë (që pa tingujt/shkronjat e tjera do ishte “aaaaaaa” – si pasthirrmë habitjeje që të lë pa koment të artikuluar) dhe pesë herë “ç”-ja (që pa shkronjat e tjera do ishte “çççççç” – si pyetje e paartikuluar para mrekullive të pashpjegueshme të shenjtores : ç’ ndodh në këtë vend të shenjtë) . Mirëpo, po u lexua poezia në tërësi e jo vetëm dyvargëshi i cituar, lexuesi e merr përgjigjen e folësit lirik lidhur me mrekullitë e shenjtores së Laçit:
“Në Laç Zoti ndodh për ditë
E Shna Ndou e dëshmon.
(NË LAÇ LAÇ ÇKA PAÇ)
Kur bëhet fjalë për mjetet poetike, stilistike,krahas metaforës, pyetjes retorike, kontrastit, apostrofit, si shenjë tipike e stilit të Pader Pashko Gojçaj janë figurat e përsëritjes, refreni, numërimi (enumeracioni), paralelizmi...Figura më e shpeshtë në këtë poezi është anafora, kur dy apo më shumë vargje njëri pas tjetrit fillojnë me të njëjtën fjalë.
“Ju tue ngritë kryet
ngritët Krygjën,
ngritët Famurin,
ngritët Fenë,
ngritët Atdhenë!
(ME KRYE NALT)
Në të gjitha poezitë e këtij libri, folësi lirik mban qëndrim, nuk është i luhatshëm, ngjarjet në kohë i mat me konopin e zhgunit (fratit), bën sintetizime dhe përfton sinteza lirike,të cilat burojnë nga njohja e mirë e fateve njerëzore dhe nga bagazhi i librave të lexuar.Ato sinteza nganjëherë gati aforistike,lexuesin e këshillojë dhe e ftojnë në kontemplacion:
“E vërteta gjithmonë i prinë të vërtetës
E rrena gjithmonë shkon mbas rrenës.
Sa âsht afër e vërteta me rrênën
Aq âsht larg rrenci prej njeriut të vërtetë.”
(SA AFËR AQ LARG)
Një prej përdallimeve të poetikës së P. Pashkut, nga libri në libër, është obsesioni për kohën, në kuptimin filozofik, psikologjik, teologjik, historik. Madje një libër i tij titullohet “Takimi i kohëve”. Edhe në këtë përmbledhje janë disa poezi për kohën, por këtu, për spirituozitetin e gjetur, meriton të përmendet poezia “Martesa moderne” që në dhjetë vargje e përshkruan “kohën tonë” në mënyrë ironike dhe me pak humor, me dyshim por pa ia dëshiruar të keqen.
Shkues Internet-i,
Fjalëmirë Email-i,
Fejesa Messenger-i,
Kumar Telefon-i,
Kunati SMS-i,
Dasmor FaceBook
T’pa ftuem Virus-ët,
Muzika DJ-i,
Ha,ha,ha... sa dyzen!
Kjoftë me nafakë!
Autori me vëllimin poetik “Kohë në shtjellë” e dëshmon për çdo respekt (Summa cum laude) se është poet. Kjo përmbledhje paraqet kulmin e krijimtarisë së deritanishme letrare të tij. Numri i vogël i poezive, vetëm njëzet e katër - edhe ato jo të gjata – është në disproporcion me energjinë ideo-emocionale dhe potencialin estetiko- filozofik që ka dhe ofron ky libër. Poeti Pashko Gojçaj e pasuron ndjeshëm letërsinë shqipe në Malin e Zi, (por edhe në nivelin e mbarë poezisë bashkëkohore shqipe)sidomos me llojin e poezisë së përshpirtshme, që është ndoshta motivi më i vjetër i lirikës shqipe, pa i nënvlerësuar aspak edhe motivet dhe shtresat e tjera që poezinë e bëjnë poezi e artin art. Ky nuk është një libër fetar në vargje, por është një vepër letrare motivesh të ndryshme, mes të cilëve motivi i përshpirtshmërisë është i pari në mes të barabartëve.
Për autorin:
Pader Pashko Gojçaj (Skorraq – Malësi, 1955) është meshtar françeskan. Prej vitit 2020 është Provincial i Provincës Françeskane “Zoja Nunciatë” në Shqipëri dhe Mal të Zi, me seli në Shkodër. Deri tani ka botuar veprat poetike . “Sytë e shejtneshës” I, II, “Takimi i kohëve”, “Shtjellë në kohë”, si dhe librin “Zani i Zanit” dhe një Foto Album. Në periudhën kur studioi teologjinë në Split të Kroacisë botoi një vëllim poetik në gjuhën kroate “Zvonici i sjene” (Kompanjelat dhe hijet).