Mbi krijimtarinë e Anton Gojçaj-t / nga Pandeli Koçi



MBI KRIJIMTARINË E ANTON GOJÇAJ-t



Nga Pandeli KOÇI



Poezia “Nâna ême shqype kryebardhë...”



Drama e madhe e mërgimit është motiv i mjaft poezive. Një lirizëm i trishtë përshkon poezinë “Nana eme shqype kryebardhë e molisun por gjallë se gjallë” të shkrimtarit e kritikut letrar Anton Gojçajt. Atje në strehën e fëminisë nëna plakë “Me shkambun ndërron fjalë për durimin/ Për ‘i vorr t’hapun çi e pret me çlodhë/ Për cops t’zemrës tret’ rruzullimit/ N’fund të ark’s e ruan ‘i mollë.” Dhe heroi lirik kthehet së fundi në shtëpi: “Ka me ardh’ nanën me e pa/ Me g’juhë t’fëmijnis’ dheut  ka me i folë/ N’derë të oborrit ku vetëm e la/ Ka me gjet ‘i kokërr mollë...” Simbolika e mollës është metafora e fëminisë, e dashurisë prindërore, e dhëmbshurisë dhe e kujdesit të nënës që edhe në çastet e fundit të jetës e ka ruajtur për të birin e mërguar “’i mollë mbështjellë mjedis shamije.” 25) Ndërsa te poezia ”Traboinçe”, poeti, edhe pse i larguar prej katundit të vet, me mallëngjim e ndien se është pjesë e pashkëputshme e origjinës nga ka rrjedhur: “kur me grushta marr të pi ujë/ ujë trapoini/ kthjellët shoh nuk jam i huaj/ në këtë tempull gurrë lulëzimi/... të lutem në gjunj kur i penduar / te kroni i Traboinit ta lag ballin me ujë/ ngjitu ti valltare e virgjër qiejve/ ende jeton malësori botëve u thuaj.” 26) Rrok Gjolaj te libri poetik “Ylli i mëngjesit” (1993), veç tematikës atdhetare, zhvillon edhe problematikën e largimit nga trojet e veta në poezitë “Mërgimi i zemrës” dhe “Mërgimi i shpirtit”. “Populli thotë “Larg sysh, larg zemrës!”. Kësaj i druhet  Rrok Gjolaj, harresës. Po qe se shpërngulja vazhdon me këtë dinamik, kërcënohet rreziku që kullat të mbeten shkretë, si absurd tragjik, si kundërthënie me historinë e vet, me ekzistencën...” 27



 Tregimet



Në parathënien e librit me tregime të zgjedhura “Ndërmjet kapakëve” të Anton Gojçajt, kritiku Ramadan Musliu e karakterizon kështu prozën e këtij autori: “Tregimet e Gojçajt nuk mund të thuhet se ofrojnë model invariant, një histori dhe një formë narative kostante dhe të përsëritshme.” 30) Në këtë përmbledhje  të bie në sy  tregimi  “Pushoftë në paqe”31) Personazhi i vetëm, Kol’ Peri nga një katund i Hotit, është një figurë tipike e atij brezi të moshuarve, të cilët mbijetuan në tallazete jetës së gjatë e të vështirë. Fati i tij tragjik – me katër fëmijë të vdekur, me dy djem të vrarë nga hasmi sipas kanunit dhe një vajzë të humbur tej kufirit, diku nëpër Shqipëri, e la atë të vetmuar. Ironia e dhimbëshme e këngës së tij dhe gjuajtja e Kanunit janë akte që flasin në mënyrë eksplicite për vetëdijësimin e plakut në çastet e mbrame. Tregimi tjetër i këtij autori  “Qengj i harruar natën në mal” 32)  trajton me vërtetësi temën e lidhjeve shpirtërore të hotjanëve me Hotin.



Fragment nga studimi/kumtesa “Mali i Hotit në letërsinë artistike shqipe”, në librin HOTI NDËR RRJEDHAT E SHEKUJVE, Shkodër 2015)

Gazeta POBJEDA e Podgoricës mbi përurimin e romanit PASIJA / PASSIO


Gazeta POBJEDA e Podgoricës mbi përurimin e romanit “PASIJA 
(shqip: PASSIO) 


E përditshmja “Pobjeda” e Podgoricës, më 24 shtator, solli një informacion të thukët lidhur me prezantimin e romanit “PASIJA” (titulli i origjinalit në gjuhën shqipe “PASSIO”) të Anton Gojçajt. Duhet thënë se, gjykuar nga numri mjaft i madh i pjesëmarrësve në këtë prezantim që u zhvillua në sallën e Bibliotekës Popullore “Radosav Lumoviq” në Podgoricë, interesimi i publikut malazias për këtë roman  “surprizoi”, në kuptimin pozitiv të fjalës.  

Gazeta “Pobjeda” e Podgoricës për romanin "Passio" të A.Gojçaj.



Gazeta “Pobjeda” e Podgoricës, të mërkurën më 16 shtator 2015, ka shkruar për romanin PASSIO të Anton Gojçajt. Romani është botuar para pak ditësh në Podgoricë, në  gjuhën shqipe dhe në atë malazeze…  


Botime të Anton Gojçaj në Malin e Zi, Bijello Polje



Revista e Bijello Poljes "Mozaik", Mali i Zi.
Poezitë e botuara
Revista MOZAIK, që botohet në Bijello-Pole (Mal i Zi), në numrin e muajit maj 2015 ndër të tjera boton edhe dy poezi të Anton Gojçajt. Poezitë janë marrë nga përmbledhja “Dëgjohet një violinë, në suferinë” dhe janë përkthyer nga autori.

Poezitë e Anton Gojçaj-t në një revistë letrare në Bërçko – Bosnje e Hercegovinë

Poezitë e Anton Gojçaj-t 
në një revistë letrare në Bërçko 
– Bosnje e Hercegovinë

Revista për letërsi dhe kulturë RIJEČ (shqip: Fjala), të cilën e boton Književni klub Brčko (Klubi letrar i Bërçkos), Bosnje e Hercegovinë, në dynumërshin 1-2, 2015, boton dhjetë poezi të poetit Anton Gojçaj. Poezitë janë marrë nga libri “Dëgjohet një violinë, në suferinë…” dhe janë përkthyer nga vetë autori.