Tregim i Anton Gojçajt “Atomet, shpirti,
dashuria” botohet në gjuhën gjermane, në
revistën “Albanische Hefte” 1-2014, organ i Shoqërisë Miqësore Shqiptaro-Gjermane.
Revista e ka selinë në Bohum të Gjermanisë. Tregimi i Gojçajt në gjuhën
gjermane mban titullin “Die Atome, die Seele, die Liebe…” dhe është përkthyer dhe redaktuar nga
Michael Schmidt – Neke, Anton M.
Berishaj dhe K. Rrasi.
Ndërkaq, në përzgjedhjen e poezisë
botërore, WORLD POETRY YEARBOOK 2013 (në gjuhën angleze, në Kinë), u përfshinë disa poezi të Anton Gojçajt.
Gjithashtu, tri poezi të Gojçajt u
publikuan (në dy gjuhë, shqip e anglisht) në revistën amerikane “Ann Arbor
Review” Number 13 Spring – Summer 2014, të gjitha në përkthim të z. Peter M.
Tase.
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEguGjNePK-fcH1jy4GvAoaRvwSgo__pZRRFDcCzEmtNjkcfHesAJIneYgumNsDajSqqml7UZnoFxL7a8ZF4qSZGw7WST47SV_azjv14LVLDRtKI65XCTmEkZ3VF71rLIW_pV_JMEH4arsfa/s1600/10471149_10203956415144396_3550107357683779943_n.jpg)