Dr. Lush Gjergji i dhuron Nënë Terezës antologjinë "Lule për Nënën" |
PROF. DR. RESMIJE
KRYEZIU MBI POEZINË "MOTËR E GJERGJ ELEZ ALISË“, TË ANTON GOJÇAJT
Prof. Dr. Resmije
Kryeziu
Anton Gojçaj në
poezinë Motër e Gjergj Elez Alisë bën lidhjen e miteve të reja me mitet e së
kaluarës. Motra e Gjergj Elez Alisë e ndihmonte shërimin e të vëllait, i cii
duhej të përballej me bajlozin e zi - shëmbëllesën e së keqes. Krahasimi i Nënë
Terezës me Motrën e Gjergj Elez Alisë e fuqizon edhe më tepër këtë mit të
kujdesit. Nënë Tereza të gjithë të lënduarit, të sëmurët, të vetmuarit, të
gjithë ata që i ka gërryer vetmia dhe mospërfillja e botës, i ndien për
vëllezër.
Ua lan varrët
Me lot të syve
Ua zbut dhembjet
Me fjalët e
shpresës
Motër e Gjergj Elez
Alisë
Ky personalitet që,
për nga gjerësia e veprimit, i tejkalon caqet e njerëzores dhe preket me hyjni
ështënë një mënyrë e pakapshme për trurin e rëndomtë. Autori Anton Gojçaj atë e zbret në tokë duke
e bërë njeri, siç është edhe mtra e Gjergj Elez Alisë, njeri që populli e ka
pjesë të etnopsikologjisë së vet.
(marrë nga: Prof. Dr. Resmije Kryeziu,
Akti krijues, botoi: Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012, f. 73)
Libri "Akti krijues" i Resmije Krzeyiut |
ANTON GOJÇAJ
MOTËR E GJERGJ ELEZ
ALISË
(Nënë Terezës)
Ua lan varrët
me lot të syve
Ua zbut dhembjet
me fjalët e
shpresës
I puth me gojë
i puth me shpirt
I sharton me jetën
e Gjergj Elez Alive
Nëntë plagët e
shpirtit dhe
Nëntë plagët e
trupit
Motër e Gjergj Elez
Alisë
Tuz,
1985
(marrë
nga: Dr Lush Gjergji, Lule për nënën, botoi: Drita – Ferizaj dhe Kršćanska sadašnjost
– Zagreb, 1986, f. 49)