Dr. Bahri Brisku për Anton Gojçaj



Dr BAHRI BRISKU:

Anton Gojçaj është një prej krijuesve më të frytshëm në Mal të Zi. Shkruan poezi, proza merret edhe me kritikë letrare. Ka botuar Qengji i harruam në mal, Herojt nacional në letërsi dhe Passio, roman, Proza letrare e Anton Harapit dhe Shija e librit (interpretim). Vepra prozaike e tij – Ndërmjet kapakëve, është një përmbledhje e prozave të tij që e cilëson një ndër prozatorët me aftësi të madhe vrojtuese. Ky posedon një invencion të fantazisë dhe të gjetjeve cilësore të rrëfimeve. Antoni, me një stil të butë, arrin që të na njoh me misteret e artit letrar të kulturës së lashtë nacionale dhe me veprën e madhe të letërsisë botërore që është Bibla. Anton Gojçaj disponon me një vizion të spikatjes së aftësive permanente hulumtuese si në planin e ideve si dhe të tematikës së krijimeve.
Shkrimtari Anton Gojçaj, posedon origjinalitet krijues, i cili dukshëm e dallon nga krijuesit tjerë. Kjo veti e tija na dëshmon që sa më i fuqishëm të jetë individualiteti krijues, aq më shpejt arrin krijuesi te shkalla më e lartë e pasqyrimit të realitetit në vepër.
                                                                     (Koha Javore, mars 2013)