PERIODIKU
SHQIPTAR MBI ROMANIN “PASSIO” TË ANTON GOJÇAJ
Revista PELEGRIN
nr. 24-25, revistë kulturore letrare e Klubit të shkrimtarëve DRITA të Athinës,
publikoi një portret të shkrimtarit shqiptar nga Mali i Zi, Anton Gojçaj, si
dhe vështrimin e Ahmet Selmanit “Kumti onirik” për romanin “Passio”.
Revista “ illz” nr. 2, botoi gjithashtu një vështrim për
romanin “Passio” të Gojçajt. Shkrimi i Fatmir Mingulit titullohet “Atdheu midis
pasionit dhe mëkatit”. Po në këtë numër u botua edhe një tregim i shkrimtarit
italian Mario Liguori, përkthyer shqip nga Anton Gojçaj.
Edhe në gazetën
BULEVARDI nr 1065 u publikua një shkrim mbi romanin “PASSIO”. Vlladimir Muça
botoi vështrimin “Dypersonaliteti dhe paradigmat e kundërshtisë”.