Anton Gojçaj në antologjinë e poezisë
bashkëkohore botërore botuar në Indi
Në botimin e Akademisë A.R.A.W.LII... (,
këto ditë doli nga shtypi libri me titullin „THE SECOND GENESIS – An Anthology
of World Contemporary Poetry“ (Zanafilla e dytë – antologji e poezisë bashkëkohore
botërore). Në mesin e poetëve nga 60 vende të botës u përfshi edhe poeti shqiptar
nga Mali i Zi, Anton Gojçaj, me dy poezi të përkthyera në gjuhën angleze nga
Peter M. Tase: „The Irony of Times“
dhe „Waterless River“.Gojçaj është poeti
i vetëm nga shteti i Malit të Zi i përfshirë në këtë botim.Përzgjedhjen e
poetëve dhe redaktimin e poezive e kabërë Anuraag Sharma, asistuar nga Moizur Rehman
Khan. Përveç Gojçajt, në antologjinë e sivjetshme të Akademisë A.R.A.W.LII... të
pranishëm me vargjet e veta janë edhe disa poetë të tjerë shqiptarë, tre nga Shqipëria
(AgronShele, KujtimMorina,RaimondaMoisiu) një nga Kosova(Shefqete
Gosalci) dhe një nga Maqedonia (ShaipEmërllahu).Po ashtu edhe një poete shqiptare
e cila jeton në Finlandë, Silvana Berki. Në vitin 2012, dy poezitë Anton Gojçajt
qenë përfshirë në antologjinë e poezisë shqiptare në dygjuhë, shqip- frëngjisht,
„Poesie albanaise“ në përkthimin e Vasil Çapeqit dhe Francis Chenot, botuarnga
Le Taillis Pre, në Belgjikë. Në vitin 2007, në antologjinë e poetëve shqiptarë të
kudo ndodhur jashtë Shqipërisë, me titullin „Itaka e fjalës“, të botuarnga
„TOENA“ në Tiranë, Gojçaj u përfaqësua me katër poezi.