Mbi tregimin "Shkrimtari i ri dhe qielli" të Anton Gojçajt
"Anton Gojçaj në tregimin e tij "Shkrimtari i ri dhe qielli" flet për shkrimtarin e ri Shkëlzen Omeri, i cili pret realizimin e ëndrrave të veta për të botuar dorëshkrimin e tregimeve të tij. Teksa rri ulur dhe pi kafe në lokal, i zgjon vëmendjen një lajm intrigues për një dorëshkrim që do të publikohet. Ishte një tekst për redaktorin Drini, të cilit ia dorëzoi dorëshkrimin. Redaktori dhe kolegët e tij iu përgjigjën se dorëshkrimi i tij fliste vetëm për dashurinë, ndërsa sot kërkohen gjëra të tjera. Por përfundimin e tregimit askush nuk mund ta parasupozojë, i riu Shkëlzen Omeri do t’i kujtojë fjalët e Drinit kur lufta të përfshijë rajonin, sa kishte të drejtë. Në tregimet e veta Anton Gojçaj flet edhe në prizmin e fundshmërisë, shkrimtari dëshmon historinë e përjetësisë, duke u përpjekur të arrijë harmoninë absolute. Në këtë rast, ai nuk dëshiron të mposhtë kundërshtarin, por t'i tregojë atij lirinë e prozës. Ai është një shkrimtar që ka arritur në fazën ku bëhet e qartë se jeta, bota dhe njerëzit janë ashtu si janë, me të gjitha virtytet dhe dobësitë e tyre. Dhe ajo në çka beson shkrimtari, veçanërisht kur ai besim i duhet për ta mbështetur dhe mbajtur imagjinatën e tij në prozë, padyshim ekziston. Përmes nevojës për vetëpohimin e ekzistencës, identitetit dhe lirisë së vet, që autori e sundon padyshim në qiellin e prozës.” – përktheu nga gjuha malazeze: A.G.
(shkëputur nga një artikull më i gjatë shkruar mbi antologjinë e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi).
“Anton Gojčaj (alb. Anton Gojçaj) u svojoj priči ,,Mladi pisac i nebo“ (alb.Shkrimtari i ri dhe qielli) govori o mladom piscu Škeljzen Omeriju koji čeka ostvarenje svojih snova objavljivanje rukopisa svojih pripovjedaka. Dok sjedi i ispija kafu u lokalu intrigantna vijest o rukopisu koji treba da bude objavljen probudi njegovu pažnju. Bio je to tekst o uredniku Driniju kome je predao svoj rukopis. Urednik sa svojim saradnicima mu odgovori da je njegov rukopis piše samo o ljubavi a da se danas traže druge stvari. No kraj priče nemože niko da pretpostavi mlađani Škeljzen Omeri će se sjetiti riječi Drinija kada rat zahvati region koliko je bio u pravu. Anton Gojčaj u svojim pričama govori i kroz prizmu konačnosti, pisac svjedoči o istoriji vječnosti težeći da dosegne apsolutnu harmoniju. U ovom slučaju, on ne želi da porazi protivnika već da mu ukaže na proznu slobodu. On je pisac koji je dosegao stepen u kojem postaje jasno da su i život i svijet i ljudi takvi kavi jesu sa svim svojim vrlinama i slabostima. A ono u šta vjeruje pisac, posebno kada mu je ta vjera neophodna da bi podržala i održala njegovu proznu imaginaciju, nesumnjivo postoji. Kroz potrebu za samopotvrđivanjem vlastitog postojanja, identiteta i slobode kojima autor nesumljivo vlada na proznom nebu.”