Një vëllim poetik i Anton Gojçajt në gjuhën
angleze
Para disa ditëve
doli nga shtypi përmbledhja "Dëgjohet një violinë, në suferinë" e
përkthyer në gjuhën angleze, në SHBA, nga Peter Tase. Libri mban titullin "A violin is
heard flowing in a tornment", është botuar nga LULU ENTERPRISES (LULU.COM) dhe ka 80 faqe.
Përkthyesi Peter
Tase, pas një pune të zellshme disamuajshe, vendosi që këtë projekt t'ia
dedikojë 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Vëllimi përfshin 65 poezi,
përmbajtjen dhe një shënim të shkurtër bio-bibliografik për autorin.
Anton Gojçaj ka
botuar deri tani disa libra në gjuhën shqipe, me poezi, prozë dhe kritikë letrare.
Ky është libri i
tij i parë në një gjuhë të huaj. Deri tash, disa poezi dhe tregime të tij janë
përkthyer në gjuhën malazeze. Peter Tase, përveç tjerëash, ka përkthyer në
gjuhën angleze edhe disa libra të Ndue Ukajt.
Dy poezi
te Gojçajt në antologji e poezisë shqipe në
frëngjisht
Po ashtu për nder
të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, në Belgjikë doli nga shtypi
një antologji e poezisë shqipe, ku prezantohen 80 poetë bashkëkohorë nga të gjitha trevat shqiptare. Në
mesin e tyre botohen gjithashtu edhe disa poezi të autorit shqiptar nga Mali i
Zi, Anton Gojçaj. Librin e botoi "Le Taillis Pré",
kurse e përgatitën përkthyesi
Vasil Çapeqi dhe Francis Chenot. Antologjia është në dy gjuhë, poezitë botohen
paralelisht në origjinal dhe në përkthimin frëngjisht. Përveç në formën
tradicionale (shtypur në letër), antologjia është hedhur edhe në faqen e
internetit, të revistës elektronike "Sources".