Gazeta
POBJEDA e Podgoricës mbi përurimin e romanit “PASIJA
(shqip: PASSIO)
E përditshmja “Pobjeda” e Podgoricës, më 24
shtator, solli një informacion të thukët lidhur me prezantimin e romanit
“PASIJA” (titulli i origjinalit në gjuhën shqipe “PASSIO”) të Anton Gojçajt. Duhet
thënë se, gjykuar nga numri mjaft i madh i pjesëmarrësve në këtë prezantim që u
zhvillua në sallën e Bibliotekës Popullore “Radosav Lumoviq” në Podgoricë,
interesimi i publikut malazias për këtë roman
“surprizoi”, në kuptimin pozitiv të fjalës.