MBI KRIJIMTARINË E ANTON GOJÇAJ-t
Nga Pandeli KOÇI
Poezia “Nâna ême shqype kryebardhë...”
Drama e madhe e mërgimit është motiv i mjaft poezive. Një lirizëm i
trishtë përshkon poezinë “Nana eme shqype kryebardhë e molisun por gjallë se
gjallë” të shkrimtarit e kritikut letrar Anton Gojçajt. Atje në strehën e
fëminisë nëna plakë “Me shkambun ndërron fjalë për durimin/ Për ‘i vorr t’hapun
çi e pret me çlodhë/ Për cops t’zemrës tret’ rruzullimit/ N’fund të ark’s e
ruan ‘i mollë.” Dhe heroi lirik kthehet së fundi në shtëpi: “Ka me ardh’ nanën
me e pa/ Me g’juhë t’fëmijnis’ dheut ka
me i folë/ N’derë të oborrit ku vetëm e la/ Ka me gjet ‘i kokërr mollë...”
Simbolika e mollës është metafora e fëminisë, e dashurisë prindërore, e
dhëmbshurisë dhe e kujdesit të nënës që edhe në çastet e fundit të jetës e ka
ruajtur për të birin e mërguar “’i mollë mbështjellë mjedis shamije.” 25)
Ndërsa te poezia ”Traboinçe”, poeti, edhe pse i larguar prej katundit të vet,
me mallëngjim e ndien se është pjesë e pashkëputshme e origjinës nga ka
rrjedhur: “kur me grushta marr të pi ujë/ ujë trapoini/ kthjellët shoh nuk jam
i huaj/ në këtë tempull gurrë lulëzimi/... të lutem në gjunj kur i penduar / te
kroni i Traboinit ta lag ballin me ujë/ ngjitu ti valltare e virgjër qiejve/
ende jeton malësori botëve u thuaj.” 26) Rrok Gjolaj te libri poetik “Ylli i
mëngjesit” (1993), veç tematikës atdhetare, zhvillon edhe problematikën e
largimit nga trojet e veta në poezitë “Mërgimi i zemrës” dhe “Mërgimi i
shpirtit”. “Populli thotë “Larg sysh, larg zemrës!”. Kësaj i druhet Rrok Gjolaj, harresës. Po qe se shpërngulja
vazhdon me këtë dinamik, kërcënohet rreziku që kullat të mbeten shkretë, si
absurd tragjik, si kundërthënie me historinë e vet, me ekzistencën...” 27
Tregimet
Në parathënien e librit me tregime të zgjedhura “Ndërmjet kapakëve” të
Anton Gojçajt, kritiku Ramadan Musliu e karakterizon kështu prozën e këtij
autori: “Tregimet e Gojçajt nuk mund të thuhet se ofrojnë model invariant, një
histori dhe një formë narative kostante dhe të përsëritshme.” 30) Në këtë
përmbledhje të bie në sy tregimi
“Pushoftë në paqe”31) Personazhi i vetëm, Kol’ Peri nga një katund i
Hotit, është një figurë tipike e atij brezi të moshuarve, të cilët mbijetuan në
tallazete jetës së gjatë e të vështirë. Fati i tij tragjik – me katër fëmijë të
vdekur, me dy djem të vrarë nga hasmi sipas kanunit dhe një vajzë të humbur tej
kufirit, diku nëpër Shqipëri, e la atë të vetmuar. Ironia e dhimbëshme e këngës
së tij dhe gjuajtja e Kanunit janë akte që flasin në mënyrë eksplicite për
vetëdijësimin e plakut në çastet e mbrame. Tregimi tjetër i këtij autori “Qengj i harruar natën në mal” 32) trajton me vërtetësi temën e lidhjeve
shpirtërore të hotjanëve me Hotin.
Fragment nga studimi/kumtesa
“Mali i Hotit në letërsinë artistike shqipe”, në librin HOTI NDËR RRJEDHAT E
SHEKUJVE, Shkodër 2015)