Botime të Anton Gojçaj në gjuhë të huaja

Botime të reja nga krijimtaria e Anton Gojçajt në gjuhë të huaja


Tregim i Anton Gojçajt “Atomet, shpirti, dashuria”  botohet në gjuhën gjermane, në revistën “Albanische Hefte” 1-2014, organ i Shoqërisë Miqësore Shqiptaro-Gjermane. Revista e ka selinë në Bohum të Gjermanisë. Tregimi i Gojçajt në gjuhën gjermane mban titullin “Die Atome, die Seele, die Liebe…”  dhe është përkthyer dhe redaktuar nga Michael  Schmidt – Neke, Anton M. Berishaj dhe K. Rrasi.

Ndërkaq, në përzgjedhjen e poezisë botërore, WORLD POETRY YEARBOOK 2013 (në gjuhën angleze, në Kinë), u  përfshinë disa poezi të Anton Gojçajt. Gjithashtu, tri poezi  të Gojçajt u publikuan (në dy gjuhë, shqip e anglisht) në revistën amerikane “Ann Arbor Review” Number 13 Spring – Summer 2014, të gjitha në përkthim të z. Peter M. Tase.